Publikohen raportet e Komisioneve për vlerësimin e dëmeve në komunën e Rahovecit

Si pasojë e të reshurave të mëdha të shiut, më 17 shtator të këtij viti, komuna e Rahovecit është goditur në masë të madhe nga përmbytjet si në: shtëpi banimi, ekonomi familjare, biznese, hapësira dhe objekte publike, bujqësi etj. Me vendimin e kryetarit të komunës së Rahovecit Smajl latifi, janë formuar edhe komisione të veçanta të regjistrimit dhe vlerësimit të dëmeve si në: amvisëri, ekonomi të shumta familjare e biznese, bujqësi dhe infrastrukturë publike. Kryetari Latifi i ka falënderuar anëtarët e secilit komision të cilët kanë bërë një punë të mirë në terren, ku edhe pse ishin në grevë, u përkushtuan ta kryejnë punën e vet me përgjegjësi dhe profesionalizëm. Në raportet e përgatitura nga komisionet për vlerësimin e dëmeve në bujqësi, ekonomi familjare dhe biznese, amvisëri e infrastrukturë publike, është paraqitur vlera e dëmit total: 3,546,477.66 €. Ne sot, po ashtu janë bërë kërkesat në Qeverinë e Kosovës për kompensimin e dëmeve, sepse një barrë e tillë financiare është shumë e rëndë dhe e papërballueshme për buxhetin e komunës së Rahovecit. Kërkesat janë parashtruar për Kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti dhe ministritë gjegjëse: MBPZHR, MAPL, MMPHI, MINT, ku edhe është kërkuar që të ndahet buxhet për t’i kompensuar qytetarët e dëmtuar të komunës së Rahovecit. Si Kryetar i Komunës Latifi, shpreh shqetësimin për situatën e krijuar si pasojë e përmbytjeve dhe vërshimeve, njëkohësisht kërkoj përkrahje nga Qeveria për ta tejkaluar më lehtë gjendjen momentale, duke insistuar në kompensimin e dëmeve të mëdha tashmë të ditura, pas vlerësimit nga ana e komisioneve komunale.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "KATEGORIA RRUGE FUSHORE RRUGE ME ZHAVOR RRUGE ΜΕ KUBEZA DEMTIM ASFALTIT RREGULLIM ASFALTIT PERROJE PUSETA SHTIGJE URA DEME TJERA OBJEKTE PUBLIKE TOTALI DEMET NẼ INFRASTRUKTURE PUBLIKE SIPAS KATEGORIVE SHPREHUR NỀ PERQINDJE (%) SHUMA NỀ EURO 282,520 € 70,250€ 19,150€ 9,680€ 43,272€ 47,880€ 480 € 5,250 € 6,920 € 26,694 38,626€ 550,722€"

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …