Shënohet Dita Botërore e Shëndetit Mendor në Komunën e Vitisë

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Viti, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Nëna Terezë” në Viti, sot kanë shënuar Ditën Botërore të Shëndetit Mendor. Ky aktivitet është realizuar përmes ligjëratës “Burnout Syndroma”, e mbajtur nga dr. Gentiana Ferati për punëtorët shëndetësorë të QKMF-së në Viti. Merrushe Ahmeti, drejtoreshë e DSHMS-së theksoi se temat e tilla kane rëndësi të madhe pasi që shëndeti i punonjësve është prioritet për mua si drejtoreshe, në suksesin e përgjithshëm. Sipas dr.Vjollca Kadolli-Halili, drejtoreshë e QKMF- së kjo ligjëratë është përzgjedhur për të përshkruar stresin dhe lodhjen psikologjike dhe emocionale të punëtorëve shëndetësorë në punën e përditshme, me theks të veçantë gjatë kohës së pandemisë COVID-19, pandemi e cila në masë të madhe ka ndikuar në lodhjen e stafit shëndetësorë anembanë botës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …