Komiteti për Komunitete në Ferizaj vizitoi banorët e fshatit Dubrave

Gjatë ditës së sotme anëtarët e Komiteti për Komunitete në komunën e Ferizajt, kanë vizituar banorët e fshatit Dubrave. Ata nga afër janë njoftuar me kushtet e rënda me të cilat përballen këto komuniteti. Banorët e këtij lokaliteti, para anëtareve të komitetin, kanë kërkuar që të bëjnë të pamundurën që t’ju ndihmojë në ndërtimin dhe rregullimin e shtëpive për banim, në mënyrë që të kenë kushte sa më të mira të jetës. Kërkesë tjetër e këtyre banorëve ishte edhe sigurimi i druve për djegie pasi që tashmë jemi në sezonë të dimrit dhe nuk kanë se me çka të ngrohen, por si çështje kryesore kanë pasur edhe problemin me ujërat e zeza, me ç’rast kërkuan që t’ju dilet në ndihmë sa më shpejt që është e mundur. Ata po ashtu kanë kërkuar që të bëjnë të pamundurën që t’ju dalin në ndihmë fëmijëve të tyre, për ndonjë bursë komunale për shkollim, sepse sipas tyre ka fëmijë që dëshirojnë të kryejnë edhe studimet, por kushtet e rënda e pamundësojnë një gjë të tillë. Anëtarët e këtij komiteti, janë zotuar se në një të ardhme do të mundohen që sadopak t’ju dalin në ndihme këtyre banorëve në mënyrë që edhe këta të fundit të kenë kushte sa më të mira të jetës. Anëtarët e këtij komiteti kanë takuar edhe përfaqësuesit e Qendrës mësimore sociale edukative-Caritas Kosova.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, pemë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Në Deçan u hap fushata për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka marrë pjesë në hapjen e fushatës  …