leoni

Anthony Blinken

Blinken: Pata biseda produktive, telefonike, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarin e Serbisë, Vuçiq

Sekretari amerikan, Antony Blinken, pas bisedave  telefonike që pati me kryemistrin e Kosovës,  Albin Kurti dhe kryetarin e Serbisë, Vuçiq për raportet bilaterale, një vend kyq ka pasur edhe në bisedën  lidhur me  dialogun  Kosovë-Serbi. Blinken ka kërkuar që dialogut t’i shtohet dinamika për t’u arritur marrëveshja. Telefonata e mirë ishte me kryeministrin e Kosovës, Albin kurtin. Diskutuam rëndësinë e partneritetit tonë dypalësh dhe përpjekjet e Kosovës drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike. E falënderova edhe për mbështetjen e palëkundur të Kosovës ndaj Ukrainës”, ka shkruar Bliknen. E pos për dialogun, me Vuçiqin sekretari ka folur edhe për qasjen që Beogradi e ka ndaj Kremlinit. Me Aleksandar Vuçiqin sot kisha një bisedë produktive. Ne diskutuam rëndësinë e partneritetit tonë dypalësh dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Serbisë për integrimin evropian dhe paqen dhe stabilitetin rajonal. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë vazhdimisht se nuk themelon asociacion njëetnik, në veri të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …