leoni

Deputjetja e LDK-së

Hykmete Bajrami: Konstatimet e Kurtit për rritje ekonomike janë propagandë, pasi faktet janë kokëforta dhe e demantojnë atë

Edhe pse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e 100-të të qeverisë ka thënë se nën drejtimin e tij  Kosova ka shënuar rekord ekonomik, me këtë vlerësim  nuk është pajtuar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e cila ka thënë se konstatimet e Kurtit janë propagandë. “Faktet janë kokëforta. Me propagandë erdhët në pushtet, por tani jeni në qeveri, tani i keni krejt, tani ka kaluar koha kur qytetarët ju kanë vlerësuar sipas fjalimeve dhe frazave të bukura, për të cilat nuk ua kalon askush. Realiteti është ky: Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë rivlerësime dhe thotë se rritja ekonomike në Kosovë për vitin 2022 nuk mund të kalojë 2.7%.  Në anën tjetër Agjencia e Statistikave të Kosovës publikoi më herët raportin ku tregoi se rritja ekonomike në tremujorin e dytë të këtij viti ishte vetëm 2.14%.  Inflacioni sipas Bankës Botërore është 19.%, sipas Agjencisë së Statistikave 12.7%. Si rezultat i rritjes së çmimeve janë rritë të hyrat nga Dogana dhe ATK-ja. Qeveria ka marrë tatime e taksa nga qytetarët e bizneset dhe po i mbani në llogari, duke i lënë të zhvlerësohen. 42 mijë qytetarë kanë emigruar vetëm vitin e kaluar. Sipas sondazheve të këtij viti, çdo i dyti qytetar dëshiron të ikë nga këtu, këto nuk janë suksese, kryeministër  ka thënë deputetja e Hykmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …