Rrahman Jasharaj pret nga qeveria që të mos këmbëngulë, por të marrë parasysh kërkesat e sindikatave

Rrahman Jasharaj po konsultohet lidhur me vendimin e Ministrisë së Arsimit për kompensim të orëve mësimore

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar që kompensimi i orëve të humbura gjatë grevës të bëhet ditëve të javës e jo në vikend, siç ka propozuar Ministria e Arsimit. Sazan Ibrahimi, tha sot se çdo ditë të punës mund të kompensohet nga një orë shtesë. Ditë më parë ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) kishte publikuar vendimin për të ndryshuar kalendarin e vitit shkollor 2022-223 Sipas këtij plani, 22 ditët e humbura gjatë grevës do të zëvendësohen gjatë ditëve të shtune për nxënësit nga klasa e parë deri në të tetën. Ndërkaq, gjysmë-vjetori i parë për nivelin para universitar do të përfundojë më 27 janar dhe pushimi dimëror do të nisë më 30 janar dhe do të zgjasë deri më 3 shkurt të vitit 2023. Gjysmë-vjetori i dytë do të fillojë më 6 shkurt dhe pesë ditët e mbetura mësimore do të kompensohen gjatë pushimit pranveror.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …