Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama iu kundërpërgjigjet me fakte e argumente përkrahësve të Dik Martit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama iu kundërpërgjigjet me fakte e argumente përkrahësve të Dik Martit

Fjalimi i Edi Ramës në Asamblenë e Këshillit të Europës solli reagime të shumta nga ana e përfaqësuesve të grupimeve të ndryshme politike. “Në emër të grupit të PPE jam e tronditur, ishte mungesë respekti e kësaj organizatë. Raporti nuk ishte serb apo rus, por i kësaj organizate, i miratuar nga shumica dërrmuese. Sinqerisht kam mbetur pa fjalë. Kam 14 vite këtu dhe nuk kisha dëgjuar kurrë diçka të tillë”, tha Elvira Kovács, përfaqësuese e Partive Popullore Europiane dhe nënkryetare e Parlamentit të Serbisë. Edhe përfaqësues të tjerë të grupimeve të ndryshme shprehën pakënaqësi ndaj fjalimit dhe kërkuan kohë për të debatuar mbi çështjen.

Kryeministri Rama iu përgjigj duke i thënë se nuk kishte shkuar në Strasburg për të treguar mungesë respekti për Serbinë. “Nuk është e patakt që të ndash fakte. Kolegia serbe është e tronditur, për Serbinë duhet kohë që ta përthithë e jetojë më ketë përpara se të bëjë njohjen e Kosovës. Nuk erdha këtu për t’i munguar respekt Serbisë. Jam krenar ti shërbej së vërtetës. Unë pretendoj se jap të vërtetën e vendit tim që përfaqësoj me krenari. Një koleg i juaji jo anëtar ishte i shqetësuar se një person i zhdukur nga vendi i tij kishte humbur në malet shqiptare dhe mendonte se mund t’i kishin marrë organet”, tha Rama.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar sot të Asamblenë e Këshillit të  Evropës  se  shtetet perëndimore të cilat janë pjesë anëtare  me shtyrjen përpara të një raporti të tillë të zyrtarit rus Kosaçevit të mbushur me pretendime dhe trillime për trafik organesh e kishin humbur busullën, busullë të cilën Rama ka thënë se perëndimi e kishte gjetur kur kishte ndërhyrë në vitin 1999 për të shpëtuar Kosovën nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit. Pretendimet për trafik organesh nga krerët e UÇK-së janë një lajm i tmerrshëm i rrejshëm të cilit dhjetë vite më parë i ka dhënë këmbë Këshilli i Evropës. Rama gjithashtu ka kërkuar që të përkrahet Rezoluta e Shqipërisë e cila kërkon një hetim shtesë për pretendimet dhe akuzat për trafik organesh. Shefi i ekzekutivit shqiptar gjithashtu i ka bërë thirrje Serbisë që të pranojë pavarësinë e Republikës së Kosovës. Një fjalim i tillë i kreut të Qeverisë shqiptare ka nxitur reagime të shumta të anëtarëve të pranishëm në Këshillin e Evropës.

Përfaqësuesja serbe në Këshill të Evropës Elvira Kovaç ka thënë se është e tronditur nga fjalimi i kryeministrit të që i tha Rama. Sipas saj, ai i ofendoi të gjithë pjesëmarrësit. “Kam këtu 15 vjet dhe kurrë nuk kam përjetuar diçka të tillë”, ka thënë Kovac. Përveç përfaqësues serbe, ka reaguar edhe një përfaqësues i një shteti tjetër që vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës. Iulian Bulai nga Rumania i ka thënë Edi Ramës se “është i befasuar se sa shumë e ka marrë anën e Kosovës në fjalim”, derisa në anën tjetër mbështet nismën e Ballkanit të Hapur, nismë të cilën e kundërshton Kosova.

Edhe përfaqësuesja greke, Nina Ksimati e ka quajtur si të “pa takt” fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Edi Rama ka reaguar ndaj gjithë kundërshtimeve në Këshill të Evropës, duke iu thënë atyre që të lexojnë fjalimin e tij dhe ta rilexojnë atë meqë aty do të gjejnë arsyen se pse gjendet në Këshill të Evropës.  Rama tha: Besoj fortë se një prej virtyteve të institucioneve demokratike është që të jetë i përulur kur sheh nga vetvetja. Nuk i akuzova për asgjë paraardhësit tuaj, unë i kuptoj ata”, ka thënë Edi Rama në kundërpërgjigjen e tij.

“Nuk është e pataktë zonjë, të thërrasësh këtu e të kërkosh të gjithëve ju të ndihmoni institucionet ndërkombëtare që të verë në vend besueshmërinë e vetë. S’është e pataktë që të ndash thjesht fakte me ju”, ka thënë Rama në reagimin e tij ndaj përfaqësueses greke.

Gjithashtu kreu i Qeverisë shqiptare i ka dhënë përgjigje edhe përfaqësues serbe e cila ka thënë se është e tronditur nga ajo çfarë ka dëgjuar nga Edi Rama.

“Kolegia serbe është e tronditur, natyrisht për Serbinë do të duhet kohë. Do të duhet më shumë kohë se për këdo tjetër. Që ta përthith e të jetojë me këtë dhe më së fundi të bëjë njohjen e Kosovës dhe të ndërtoj bashkë me Kosovën një të ardhme të përbashkët në paqe”, ka thënë Edi Rama.

Ndaj fjalës së Edi Ramës ka reaguar edhe përfaqësuesi nga Zvicra, Damien Cottier, duke i thënë se i vjen shumë keq që Edi Rama ka vënë në pikëpyetje reputacionin e Dick Martyt. Cottier i ka thënë Ramës se thjesht është përgatitur raport dhe s’është përgatitur një hetim penal.

“Pse kërkoni që një Asamble si kjo të ndërhyjë në procedura ligjore”, ka thënë përfaqësuesi zviceran. Rama i është kundërpërgjigjur përfaqësuesit zviceran duke thënë se ishin marrë vesh me presidentin e Këshillit të Evropës që të mos e përmendte me emër Dick Martyn.

“Nëse ju më thoni që ajo çfarë thash këtu është një kërkesë që ju të pengoni drejtësinë apo të ndërhyni drejtësinë, ose nuk e keni kuptuar atë çfarë po them, ose qëllimisht nuk doni ta kuptoni atë çfarë po them”, ka shtuar tutje Edi Rama duke rikujtuar se aktualisht Dhomat e Specializuara s’janë duke trajtuar kurrfarë akuze për trafik organesh.

Kreu i Qeverisë së Shqipërisë në fund ka thënë se rajoni i Ballkanit është shumë i brishte, meqë Vladimir Putin ka ndikim në disa rajone të caktuara. Ai ka theksuar se i vetmi përjashtim janë Shqipëria dhe Kosova meqë Rusia s’ka kurrfarë ndikimi.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Islami: Me fitoren e Donld Trumpit në Amerikë, Opozitës në Shqipëri i duket se iu afrua Shtëpia e Bardhë

Ka një gëzim të ekzaltuar dhe të pritur në opozitën shqiptare lidhur me rikthimin e …