Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, me bashkëpunëtor Ishte në vizitë te z. Bislim Tahirsylaj në Isniq, që t’i uroj për ndërtimin e fabrikës për prodhim të ujit të pijshëm, e cila është në fazën përfundimtare dhe së shpejti do filloj shitjen në treg. Kryetari Ramosaj ka thënë se, jam i lumtur që bashkëvendasit tonë edhe pse jetojnë jashtë vendit, po investojnë në vendlindje duke ndikuar kështu drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të vendit tonë. I urojmë suksese në punë familjes Tahirsylaj!