Ferizaj promovues i energjisë së ripërtërishme

Gjatë ditës së sotme, Nënkryetari i Komunës së Frrizajt Lulzim Aliu së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit Afrim Llabjani, zëdhënësin e Komunës Selim Marevci si dhe Jeton Rexha, menaxher i projektit “CBCEcoKid” vizituan Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit”, për të parë nga afër investimet që po bëhen në promovim të gjenerimit të energjisë së ripërtërishme. Gjimnazi “Kuvendi i Arbërit” së bashku me tri institucione publike arsimore në komunën e Ferizajt, shkollat: “Jeronim de Rada”, “Gjon Serreçi” dhe çerdhja “Ardhmëria Jonë”,  janë përfituese të projektit IPA  “CBCEcoKid”,  i Bashkimit Evropian, përmes të cilit mundësohet vendosja e paneleve solare për gjenerimin e energjisë elektrike dhe zëvendësimi-vendosja e poçave efiçientë për reduktimin e shpenzimeve të cilat mundësojnë kursime të mjeteve financiare që mund të përdoren në zhvillimin dhe zbatimin e projekteve edukative dhe zhvillimore në Komunën e Ferizajt. “Si gjeneratë e re keni mundësi që nga afër të shihni efektin e energjisë diellore dhe energjisë së ripërtërishme”, tha nënkryetari Aliu, para nxënësve prezentë duke ju bërë thirrje që të mësojnë sa më shumë. “CBCEcoKid” është projekt i financuar përmes Programit për Bashkëpunim Ndër-kufitar Kosovë – Maqedoni e Veriut, derisa Komuna e Ferizajt është udhëheqëse e procesit në partneritet me Komunën e Çairit dhe OJQ “Business Support Center Kosova – (BSCK)”. Projekti “CBCEcoKid” promovon gjenerimin e energjisë së ripërtërishme në institucionet publike në komunat partnere në të dy anët e kufirit.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe natyra

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …