Kryetari Nura kanë vizituar disa nga fermerët e komunës

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Behxhet Maliqi, kanë vizituar sot disa nga fermerët e komunës, të cilët merren me bagëti. Në Turjan, kryetari Nura ka vizituar fermerin Armend Thaçi, i cili ka një numër të konsideruar krerë bagëtish, por që kushtet ku jetojnë dhe ushqehen lopët, janë të vështira. Me këtë rast, kreu i Skenderajt i ka premtuar fermerit se do ta ndihmojë menjëherë, në mënyrë që ai të rregullojë një vend më të përshtatshëm për bagëtinë, përpara se dimri të vije. Fermeri Armend Thaçi e ka falënderuar me këtë rast kryetarin Nura, për përkrahjen e ofruar, ndërsa ka thënë se ai do të vazhdojë të merret me përkushtim me bagëti.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkolonel Besnik Fana, shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Nën kujdesin e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhë nënkryetarit, z. Sami Cacaj, u …