Afrim Veseli: Presidente e Kosovës, ju jeni vetëm një individ që mbanë një post, e Shqipëria është aq e madhe...

Afrim Veseli: Edi Rama dhe lufta për liri e UÇK-së

Kush ma mirë se sot në një institucion Evropian e mbrojti dhe lartësoi vlerat e UÇK  se Edi Rama, burri dhe vëllai nga Shqipëria, askush deri më sot.

Nuk e falënderoj, sepse ai dhe secili e ka për detyrë ta bëjë këtë dhe shumë ma shumë se kaq. Por unë si qytetar, pa pik politike, pa qenë anëtar i asnjë subjekti politik, jam ndjerë krenar dhe jo vetëm kaq.

Për here të parë një burrështeti hapur dhe zëshëm, shpalosi të vërtetën monstruoze që Ju ba kombit tone. Aq e rënd që kurr gjatë historis sonë të përgjakshme, asnjë armik më parë së paku këtë nuk u përpoqë të na e vesh. Po, na thane se kemi edhe bishtë, e Isa Boletini Ju pat treguar shumë qartë në Londër. Shqiptarët e UCK trafikant organesh, hejj a ke më keq për komb, që e tërë historia jonë ishte luftë për liri të vendit. Ne që kurr nuk luftuam as nuk morëm lirin e tjerëve.

Po krenar dhe me shpresë, që sot duket që fillojë beteja jonë si kombë, me qarqet e ndyta të Serbis, Rusis dhe disa të tjerëve në Evrop, që nderi i Kombit shqiptar kur preket Ne do ta luftojmë, pra edhe politikisht.

Hashimi Thaqi, Presidenti i Kosovës, Kadriu, Jakupi dhe gjithë tjerët atje dhe në Kosovë, janë Një, janë ushtar lirie, janë njerzë që nuk prekin nderin e kombit, pra nuk janë trafikant e as mafioz.

Kjo betejë e filluar nga burri i Shqipnis, siq themi Ne në Kosovë nga zemra burr Shqipnijeeee, do të vazhdojë. Nga sot vetëm ka rreshtim të qartë të kombit shqiptar.

E di që këtë betejë, do ta kemi edhe SHBA, Anglinë dhe vendet tjera demokratike. Me ta që fituam lirin dhe bëmë shtetin.

Nëse dikush nga këta burra Kosove, ka ba keq, ka qeveris keq, kur vijnë nga atje, atëherherë do I përballim me drejtësi. Por atje, atje po tentohet të gjykohet Kosova, liria jonë, UCK dhe Amerika, dhe këtë sdo ta lejojmë.

“Shko Hashim”, apo disa të tjerë të mjerë që bënin raporte, ndoshta do të ndalen e të mendojnë pak. Për çdo të keqe, Hashimi apo kushdo qoftë, le të përballet me drejtësinë në Kosovë, vetëm të vërtetohet. Por jo kurrë të na gjykohet morali I lartë I ushtarit të lirisë dhe kombit tonë

Ata janë burrat e luftës për  liri. Deri sa ata janë atje, qetësi as dëshmorët tanë ndër varre sdo të kenë.

Rroftë Shqipëria, kështu kemi thënë në Kosovë, gjithmonë.

Afrim Veseli

Kolonel ne pension.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …