Murati

Valon Murati e ka vlerësuar angazhimin e kryeministri të Shqipërisë, Edi Rama si një ofensivë kundër raportit të Dik Martit

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati e ka vlerësuar angazhimin e kryeministri të Shqipërisë, Edi Rama si një ofensivë kundër raportit të Dick Marty-it, i cili kishte pretenduar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës,  kishte kryer trafikimi të organeve në “Shtëpinë e verdhë” në Shqipëri. Kryeministri i shtetit shqiptar Edi Rama prej verës së këtij viti është në ofensivë në betejën për të çmontuar politikisht dhe juridikisht Raportin e Dick Martit nga ku buron Rezoluta 1782 e Këshillit të Evropës të vitit 2011 për çështjen e trafikimit të organeve nga ana e UÇK-së. Nuk ka diçka më shqiptare dhe njëkohësisht njerëzore në betejën me politikën shoviniste serbe dhe atë ruse sesa rehabilitimi i karakterit të luftës çlirimtare të UÇK-së e cila është baza mbi të cilën është ndërtuar liria e Kosovës. Diplomacia e shtetit të Kosovës në të gjitha nivelet, ndonëse nuk i ka mundësitë e mëdha, duke qenë indiferente ndaj kësaj nisme, po tregon një impotencë dhe smirë të pakuptueshme. Historia një ditë do të qesh e qaj me këtë mentalitet provincial që mendon se atdheu dhe bota fillon dhe përfundon në mëhallën tënde.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …