Avdullah Hoti, ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për fjalimin e tij në Këshillin e Evropës

Avdullah Hoti, ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për fjalimin e tij në Këshillin e Evropës

Deputeti i LDK-së, ish-kryeministër i Kosovës, Avdullah Hoti, ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për fjalimin e tij në Këshillin e Evropës, ku Rama ka kritikuar raportin e rrejshëm të Dick Martyt dhe akuzat ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbi të cilat është ngritur Gjykata Speciale në Hagë. Përmes një postimi në “Facebook”, Hoti ka thënë se derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i saj. “Faleminderit kryeministër Edi Rama për fjalën në Këshillin e Evropës. Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i jonë, krahas vendeve mike që kanë mbështetur përpjekjet e popullit të Kosovës për liri e pavarësi”, ka shkruar Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …