Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama iu kundërpërgjigjet me fakte e argumente përkrahësve të Dik Martit

Edi Rama në KiE: Për ju lufta është kujtim i largët, për ne një plagë që ende dhemb dhe ne rrekemi ta shërojmë

Duke folur për  rëndësinë e institucioneve të drejtësisë, pasi pasojat do të ishin fatale, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tregoi se populli shqiptar ka vuajtur nga lufta dhe historia, sepse  vendi ynë në nuk ka pasur mundësi që të zgjedhë. Duke u ndalur te marrëdhëniet me fqinjët, si Serbia, dikur- tha Rama-konsiderohej armike, ndërsa sot është partnere. Unë përfaqësoj Shqipërinë. Ja vlen t’ia nisim me Shqipërinë, duke qenë se ajo që dua të them ka të bëjë me marrëdhënien e një vendi me të shkuarën e vetë. Kjo mund të jetë në zhvillimin e tij me të ardhmen. Kjo lidhet me rolin që Europa dhe institucionet e saj luajnë për mënyrën se si i zhvillojnë këto marrëdhënie. Ta kthesh këtë histori konflikti, në histori suksesi kërkon guxim, besim të pandarë te institucionet. Nëse institucionet e tilla dështojnë të sigurojnë drejtësi, humbja jonë është e madhe. Dëmi shkon shumë larg, përtej shumëzuesve individualë. Një goditje ndaj përpjekjeve tona për të kthyer një faqe të erret të historisë sonë. Nëse institucionet dështojnë, goditja mund të jetë fatale. Për ju lufta është kujtim i largët, për ne një plagë që ende dhemb dhe ne rrekemi ta shërojmë. Është momenti që besimi në institucionet ndërkombëtare, duhet  vënë në vend. Është momenti kur shtetet e vogla s’duhen braktisur.”, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …