Pas fjalimit të Edi Ramës, në Strasburg, ka reaguar Endrit Thaçi, djali i ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi

Pas fjalimit të Edi Ramës, në Strasburg, ka reaguar Endrit Thaçi, djali i ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi

Pas fjalimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dje në Strasburg, ka reaguar Endrit Thaçi djali i ish-kryetarit të Kosovës,  Hashim Thaçi. Ai th se Edi Rama dje ka mbajtur  një fjalim në Këshill të Evropës, rreth pretendimeve të raportit të Dick Martyt për kinse krime lufte dhe ku ka ftuar të njëjtin institucion të përkrah rezolutën e Shqipërisë, për një hetim shtesë lidhur me pretendime të tilla të cilat i ka quajtur një “lajm i tmerrshëm dhe i rrejshëm”. Endrit Thaçi fjalimin e Ramës e quajti mburrje, krenari dhe lehtësim. “Mburrje, krenari dhe lehtësim nga çfarë u dëgjua nga Edi Rama në KE. Historia e UÇK-së do të triumfojë përherë”, ka shkruar djali i presidentit Hashim Thaçi në “Instagram”. Po ashtu, ai ka thënë  se familja e tij e falënderon dhe i përkulet Edi Ramës, për gjithçka që po bën për familjen e Thaçit, UÇK-së dhe Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Dejona Mihali duhet të shpallet person non-grata, po i dirigjon deputetët e Vetëvendosjes se si të votojnë në Kuvend

Ganimete Musliu i kundërpërgjigjet Kurtit: Ule kryet, opozita nuk është në shërbimin tënd

Deputetja e zgjedhur nga PDK, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të …