leoni

Rrjeti i Grave të Kosovës

RRGK mirëpret aprovimin e Projektligjit për Plotësimin dhe Ndryshimin e Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale

Rrjeti i Grave të Kosovës, përmes kësaj kumtese për media shpreh mirënjohje për angazhimin e Qeverisë së Kosovës, në veçanti të Ministrisë së Drejtësisë në adresimin e dhunës në baza gjinore përmes Projektligjit për Plotësimin dhe Ndryshimin e Kodit Penal dhe atij të Procedurës Penale. Rrjeti po ndjek nga afër këtë proces dhe jemi falënderues që qeveria po shtyn përpara ligjet duke u bazuar në kërkesat e Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje, e cila tashmë njihet nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, si dhe duke ndjekur Strategjinë Kombëtare pёr Mbrojtje nga Dhuna nё Familje dhe Dhuna ndaj Grave. Dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje nuk duhet të tolerohet dhe masat ndëshkuese për kryerësit e veprave penale të dhunimit, dhunës seksuale dhe dhunës në familje duhet të jenë sa më të ashpra. Ai ka avokuar dhe vazhdon të avokojë për dënime meritore për kryesit e veprave penale të dhunës me baza gjinore. Sipas monitorimit tonë (p.sh., Nga Ligjet në Vepra), është konstatuar se gjykatat vazhdimisht japin dënime të ulëta për krime të tilla.  Ne shpresojmë se dënimet më të ashpra do të ndikojnë në uljen dhe mos përsëritjen e rasteve të tilla. Andaj, mirëpresim faktin se me këtë ndryshim parashihet që në rastet e veprave penale të dhunimit, sulmit seksual dhe dhunës në familje nuk do të zbatohen kufijtë e zbutjes së dënimeve. RrGK mbetet partnere dhe mbështet çdo iniciativë të Qeverisë për luftimin e dhunës me bazë gjinore duke shpresuar se politikat dhe ligjet do përkthehen nё veprime konkrete me qёllim tё mbrojtjes së grave dhe vajzave nё Kosovё.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …