Dje u mbajt mbledhja e Këshillit të Bashkimit Evropian, me ç’ rast u diskutua edhe procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën. Ndërkohë u raportua se Franca, ashu sikur qe 14 vjet sërish ka kushtëzuar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Kundër këtij veprimi të Francës ka reaguar edhe Këshilltarja lokale e BE-së, Katerina Sheneberger. Ajo ka deklaruar me këtë rast duke thënë hapur se Kosova po disktriminohet sa i përket liberalizimit të vizave. Gjithmonë po gjenden arsyetime të reja për të vazhduar diskriminimin ndaj Kosovës në drejtim të liberalizimit të vizave. Këtë herë është ETIAS ai që do të lidhet me liberalizimin e vizave të Kosovës. Kjo nuk duhet të vazhdojë kështu”, ka shkruar zonja Kati Sheneberger.
