leoni

Është nënshkruar një marrëveshje partneriteti në mes të Save the Children – Kosovë, DKA-së dhe DKSHMS-së në Skenderaj

Është nënshkruar një marrëveshje partneriteti në mes të Save the Children – Kosovë, Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe Drejtorisë Komunale të Shëndetësisë e Mirëqenies Sociale në Skenderaj. Kjo marrëveshje është bërë me qëllim të bashkëpunimit midis Organizatës Save the Children në Kosovë, DKA dhe DSHMS në Skenderaj, për realizimin e aktiviteteve specifike në kuadër të projektit “Përmirësimi i qasjes dhe cilësisë në Kujdesin dhe Zhvillimin gjatë Fëmijërisë së Hershme në Kosovë – Zgjerimi Medicor”. Projekti do të implementohet në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Enver Haliti” në Lubovec. Pra, në këtë shkollë, Save the Children do të investojë në rregullimin e një qendre-klase për fëmijët e moshës 3-5 vjeç, të cilët do të qëndrojnë në shkollë sipas një orari. Sipas marrëveshjes do të ofrohen edhe trajnime për ngritjen e kapaciteteve të edukatorëve-eve parashkollorë-e dhe profesionistëve shëndetësorë mbi higjienën gjinore- sensitive praktikat e shëndetshme të të ushqyerit dhe në qasjen pedagogjike me fëmijën në qendër. Do të ketë edhe sesione informuese  me edukatorë dhe anëtarë të komunitetit, takime të rregullta etj. Ndër të tjera, kjo Marrëveshje Partneriteti specifikon që Save the Children në Kosovë do të sigurojë fondet për pagesat e pagave të edukatores parashkollore për kohëzgjatjen e projektit dhe pastaj ajo përcakton që DKA do të buxhetojë në përputhje me rrethanat dhe do të sigurojë fondet për përfshirjen e edukatores parashkollore në listën e pagave komunale si dhe do të marrë përsipër drejtimin e qendrës me bazë në komunitet për Kujdes dhe Zhvillim gjatë Fëmijërisë së Hershme, pas përfundimit të Projektit. Ky projekt do të zgjasë deri më 31 dhjetor 2024.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …