Në raportin e rregullt gjashtëmujor të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për Kosovën, i cili do të prezantohet më 18 tetor në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, thuhet se retorika e shtuar mes Beogradit dhe Prishtinës dhe përshkallëzimi i tensioneve në terren pati ndikim në progresin në normalizimin e marrëdhënieve në periudhën nga 16 marsi deri më 15 shtator 2022. Siç thuhet në raportin e publikuar në faqen e OKB-së, të dyja palët debatuan më së shumti për votimin për Kosovën gjatë zgjedhjeve në Serbi, çështjen e lirisë së lëvizjes dhe zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme për çështjet energjetike dhe Asociacioni i Komunave Serbe, “Tensionet dhe retorika e nxehtë gjatë periudhës së mbuluar nga ky raport përshkruajnë situatën e brishtë në terren. Ngjarjet e 31 korrikut në veri të Kosovës, si reagim ndaj vendimeve të qeverisë së Kosovës lidhur me lirinë e lëvizjes, ishin një përshkallëzim serioz, i cili e solli situatën në prag të ballafaqimit me pasoja potencialisht tragjike”, thuhet në raportin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së. Mbështetja e vazhdueshme e zyrtarëve të Bashkimit Evropian dhe aktorëve të tjerë ndërkombëtarë ndihmoi në uljen e tensioneve dhe ruajtjen e angazhimit në dialog me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Guterres vuri në dukje se paqja mbizotëroi falë angazhimit të gjerë të diplomatëve, duke theksuar se rëndësia e përmbajtjes dhe e përkushtimit ndaj dialogut për të zgjidhur mosmarrëveshjet nuk mund të theksohet sa duhet.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …