Edhe pse nuk i ka mbetur asnjë ide apo veprim për t’u treguar se është i majtë, Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar në Gjermani, për të marrë pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë, PES Congress 2022. Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave. “I organizuar me mbështetjen e SPD-së gjermane, ky kongres do të mirëpresë krerë të shteteve dhe qeverive, komisionerë evropianë, udhëheqës të partive dhe përfaqësues të tjerë. Me moton “Me guxim. Për Evropën” do të diskutohet për politikat për të adresuar ndryshimet e thella në sigurinë ndërkombëtare, rritjen e çmimeve të energjisë dhe inflacionin, krizën e shkaktuar nga virusi korona, ndryshimet klimatike dhe sfidat sociale”, thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …