Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Arbër Ademi, sot ka pasur takim me znj. Ermine Lekaj Pralaska deputete në Kuvendin e Kroacisë.
Znj. Lekaj Pralaska theksoi se është zgjedhur deputete e Kuvendit të Kroacisë si përfaqësuese e pesë bashkësive etnike, në mesin e të cilave të asaj maqedonase dhe shqiptare, dhe se në Kuvend angazhohet për respektimin e të drejtave të tyre të njeriut, të cilat janë të garantuara me Kushtetutën kroate. Në këtë kontekst, theksoi se Republika e Kroacisë është shtet demokratik që bazohet në respektimin e të drejtave nacionale dhe garanton të drejtat themelore të njeriut.
Ademi falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme kroate në proceset tona euro-integruese. E informoi mysafiren nga Kroacia për Raportin pozitiv të KE-së për Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili na është dorëzuar dje. Në të njëjtën kohë, shprehu kënaqësinë që vendi u vlerësua për zbatimin e reformave të brendshme, si dhe për respektimin e plotë të politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë pas agresionit rus kundër Ukrainës. Ademi theksoi se Maqedonia e Veriut është shtet multietnik dhe shembull i suksesshëm i shtetit në të cilin respektohen të drejtat e të gjitha bashkësive etnike dhe se nëse ndryshohet Kushtetuta e vendit tonë, në Preambulë do të përfshihet komuniteti etnik kroat së bashku me atë bullgar.
13 tetor 2022