Pa viza

Nuk ka liberalizim por diskutimet si gjithnjë do të vazhdojnë në grupin punues të Këshillit të BE-së më 9 nëntor

Diskutimet për liberalizimin e vizave për Kosovën do të vazhdojnë në grupin punues të Këshillit të Bashkimit Evropian më 9 nëntor, ndërsa deri atëherë, vendet anëtare do të zhvillojnë edhe konsultime në mes vete. Po ashtu, deri më 21 tetor, vendet anëtare të BE-së kanë afat që të dërgojnë komentet e tyre me shkrim lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën. Kështu kanë thënë burimet diplomatike të “Radion Evropa e Lirë” në Bruksel pas diskutimit të grupit punues të mbajtur të enjten në Bruksel. Nga ky takim, sipas burimeve të njëjta, është parë se shumica e madhe e vendeve anëtare mbështet vendimin për liberalizimin e vizave. Por, akoma ka vende, në krye të së cilave është Franca,  pasta Holanda e disa të tjera të vilat duan që vendimin për liberalizimin e vizave, apo hyrjen e tij në fuqi, ta ndërlidhin edhe me disa çështje tjera. Ndër to janë vënia në funksion të sistemit për siguri në Evropë, ETIAS, përshtatja e Kosovës me politikën e vizave të BE-së, rritja e kontrollit të kufijve dhe vazhdimi i riatdhesimit të atyre që duhet të lëshojnë territorin e BE-së. ETIAS është sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit, por ky sistem akoma nuk është funksional.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …