Kryetari i Komisionit për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka alarmuar për gjendjen në të cilën është Blloku A4 i Termocentralit Kosova A në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK). Ai ka thënë se ky bllok ka probleme të mëdha teknike edhe pas remontit. Probleme të mëdha teknike edhe pas remontit në Bllokun A4, të Termocentralit Kosova A. “Blloku A4, pas remontit njëmujor, ka startuar në punë me datën 02/10/2022, dhe tani pas dy jave është i detyruar të çkyqet nga puna në ora 24:00, shkaku i rrjedhjes së kaldajes. Humbjet e energjisë janë 140 MW/h!”, ka shkruar deputeti i PDK-së, Ferat Shala në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …