Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar të shtunën që kryeministri Albin Kurti ta shkarkojë ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri, në një konferencë për media përmendi disa sic tha, skandale të ministres Hajdari. “Ministrja Rozeta Hajdari nuk ka dhënë përgjegjësi të mjaftueshme për rezervat në grurë që në konsiderojmë se kemi një manipulim të madh. Pastaj, skandali ku një ministre godet me veturë një fëmijë dhe deklarohet e pafajshme. Dhe një ministre e papërgjegjshme që e promovon “Kosovën si djep fetar të Serbisë, vend ku kanë lindur manastiret ortodokse serbe”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …