Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Jeff Hovenier ju ka thënë medieve serbe se kërkesa e Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e automjeteve me targa të Kosovës, buron nga marrëveshja Brukselit. “Është shumë e qartë se deri më tani nuk ka pasur shumë kërkesa për ta bërë këtë. Qeveria e Shteteve të Bashkuara beson se vendimi i Qeverisë së Kosovës për t’u lejuar njerëzve që jetojnë në Kosovë të drejtojnë automjete që janë të regjistruara në Kosovë nuk është një kërkesë e paarsyeshme dhe se ky vendim është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit, por ne kemi shprehur shqetësime që në fillim dhe vazhdojmë t’i shprehim për afatin kohor të zbatimit. Mesazhi për Qeverinë e Kosovës ishte se ne besojmë se duhet më shumë kohë, se nuk jemi të kënaqur me afatin e shkurtër, sepse kjo është e vështirë për njerëzit, është e lodhshme dhe shpresojmë të ketë një zgjatje” është cituar të ketë thënë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Jeff Hovenier.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …