Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka njoftuar se në takimin e jashtëzakonshëm që SBASHK-u ka mbajtur me kryetarët e nivelit komunal, është konstatuar se në 70 për qind të institucioneve të arsimit fillor e të mesëm të ulët këtë të shtunë nuk është mbajtur fare mësimi. Sipas SBASHK-ut, në fillimim të javës së ardhshme, Ministria e Arsimit, në fillim të javës që po vjen duhet të mbajë takim urgjent me përfaqësues të Asociacionit të Komunave, të kolegjiumit të drejtorive komunale të arsimite, të Këshillit të Prindërve dhe SBASHK-ut për të bërë përpjekje të përbashkëta dhe për të arritur marrëveshje të pranueshme lidhur me orët e humbura në grevë. “Nëse nuk veprohet kështu, atëherë do të kemi situatë të njëjtë edhe në të shtunat tjera e aq më shumë edhe në ditët e rregullta të punës procesi mësimor nuk do të ketë rrjedhë të mbarë nga debatet që do të zhvillohen lidhur me çështjen e orëve e ditëve të humbura në grevë”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …