Sulme të reja ajrore të ushtrisë ruse kanë bombarduar kryeqytetin ukrainas, Kiev dhe rajonin jugor Dnjipropetrovsk

Sulme të reja ajrore të ushtrisë ruse  kanë  bombarduar kryeqytetin ukrainas, Kiev dhe rajonin jugor Dnjipropetrovsk, në orët e hershme të  ditës së sotme  kanë thënë zyrtarët ukrainas. Kryetari i qytetit të Kievit, Vitalij Kliçenko, ka thënë se janë dëmtuar ndërtesat e banimit në zonën Shevçenkovski. Sipas tij, 18 persona janë shpëtuar nga një ndërtesë banimi që është goditur nga sulmet, mirëpo ende ka njerëz që janë nën rrënoja. Shefi i Zyrës së presidentit ukrainas, Vladimir Zelensky, ka thënë se sulmet janë kryer me të ashtuquajturit dronë kamikazë. Gjithë natën dhe gjithë mëngjesin, armiku terrorizon popullatën civile. Dronët kamikazë dhe raketat janë duke sulmuar gjithë Ukrainën. Këto sulme raportohen një javë pasi kryeqyteti ukrainas është goditur me një mori raketash ruse, duke lënë të vdekur të paktën 19 veta.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …