Berisha: Edhe deputetët e PDK-së po e kundërshtojnë demarkacionin

Berisha: Edhe deputetët e PDK-së po e kundërshtojnë demarkacionin

Deputeti i AAK-së, Ali Berisha ka thënë se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi nuk duhet të shërbejë si kusht për liberalizimin e vizave, meqë sipas tij, ajo shkakton dëme shekullore për vendin. Berisha e ka quajtur inkurajues faktin që disa deputetë të koalicionit qeveritar kanë nisur të reflektojnë e t’i shprehin kundërshtimet e tyre sa i përket kësaj marrëveshje. Sipas tij, deputetët e PDK-së janë më të informuar në lidhje me situatën në brezin kufitar me Malin e Zi. “Kjo na jep një shpresë që marrëveshja duhet të kundërshtohet nga të gjithë. Nga opozita është kundërshtuar, besoj se kemi reflektim nga partitë tjera, sidomos nga disa deputetë të PDK-së”, ka thënë deputeti, Berisha. Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që AAK të rikthehet në Kuvend, madje edhe të përdor gazin lotsjellës si mënyrë kundërshtimi, por ka sqaruar se kjo do të vendoset në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …