Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, takohet sot në Beograd me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Lajçak ka arritur në Beograd pas një takimi që ka zhvilluar katër ditë më parë, në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Lajçak u ka thënë gazetarëve në Prishtinë se me kryeministrin Kurti kanë diskutuar disa tema, përfshirë atë të riregjistrimit të veturave me targa serbe në RKS (Republika e Kosovës). Ai ka përmendur se afati për riregjistrim skadon më 31 tetor dhe se bashkësia ndërkombëtare dëshiron të dijë se cilat janë planet në këtë drejtim. Deri më tani, Qeveria e Kosovës ka thënë se afati për riregjistrim nuk do të shtyhet dhe se nga 1 nëntori nuk do të mund të qarkullojnë më makinat me targa të lëshuara nga Serbia, por vendimi i tillë me siguri se do të shtyhet pasi për këtë ka folur edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Xhefri Hovenier.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …