Kryekuvendari, Konjufca, priti në takim delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Portugalisë

Kryekuvendari, Konjufca, priti në takim delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Portugalisë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Portugalisë, të kryesuar nga kryetari i këtij komisioni Sergio Souza Pinto. Ai u shprehu mirënjohje deputetëve portugezë për ndihmën dhe përkrahjen e deritashme që Portugalia i ka dhënë Republikës së Kosovës. Konjufca kërkoi vazhdiminin e kësaj përkrahjeje për liberalizimin e vizave dhe për proceset euro-integruese që ka përpara shteti ynë, përfshirë anëtarësimin në Këshillin e Evropës, BE dhe në NATO, si dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Kryesuesi i delegacionit portugez, Sergio Sousa Pinto, pasi e falënderoi për pritjen, e njoftoi kryetarin Konjufca lidhur me intensifikimin e bashkëpunimit ndërparlamentar përmes Grupit të Miqësisë i cili, siç bëri të ditur, pritet që së shpejti të formohet në kuadër të Parlamentit të Portugalisë. Pinto po ashtu konfirmoi mbështetjen për Kosovën në rrugëtimin e saj drejt BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …