Edi Rama u shpreh i gatshëm të ofrojë tërë ndihmën e shtetit shqiptar për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, tha Fatmir Limaj

Edi Rama u shpreh i gatshëm të ofrojë tërë ndihmën e shtetit shqiptar për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, tha Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj,  gjatë qëndrimit në Tiranë ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin ka biseduar lidhur me zhvillimet e fundit politike  në Kosovë dhe në  Shqipëri. Limaj tha me këtë rast se Kryeministrin, Rdi  Rama e përgëzova dhe e falenderova për iniciativën dhe paraqitjen e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshill të Europës. Rezoluta e Parlamentit të Shqipërisë dhe fjalimi i kryeministrit Rama vijnë si rrjedhojë e një të vërtete të madhe”, ka saktësuar Fatmir Limaj.

Ai ka theksuar rëndësinë e domosdoshme që raportet tona si dy vende të ngrihen në nivelin më të lartë të mundshëm. Kryeministri, Edi Rama u shpreh i gatshëm që të ofrojë gjithë ndihmën e shtetit shqiptar për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova”, ka nënvizuar, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …