“Qytetarët e Kosovës si fitues të zgjedhjeve të fundit e që ia dhanë besimin mbi 50 për qind koalicionit që aktualisht kanë pushtet absolut, ata kanë pritur se do të ketë transparencë më të madhe sidomos për ecurinë e këtyre bisedimeve. Kohëve të fundit në opinion po qarkullojnë disa modele për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve ndërsa mbizotërues është propozimi francez – gjerman që preferon modelin e dy gjermanive. Në lidhje me këtë proces të dialogut, KMDLNj ka komentuar edhe vizitat e shpeshta të emisarëve të këtyre shteteve në Prishtinë. “Kishte vizita të shpeshtuara të emisarëve të këtyre shteteve e që ua kanë dorëzuar draft-propozimin kryeministrit Kurti në Prishtinë dhe presidentit serb, Vuçiq, në Beograd. Në kohën kur Vuçiq e pranoi se është një kornizë e re për bisedime, kryeministri Kurti është deklaruar se nuk ka një të tillë për ta pranuar më në fund se megjithatë është një propozim i palëndëzuar. Ka filluar presioni i ndërkombëtareve që të pranohet ky propozim, sepse thuhet se ai i radhës mund të jetë më i keq. Shantazh dhe presion klasik dhe, në këtë luftë të pandershme po shquhet eurodeputetja, Viola von Kramon dhe ca të tjerë. Për habi, opozita nuk po insiston që të sigurohet kjo transparencë për bisedime ndonëse e ka detyrim ndaj votuesve”, theksohet mes tjerash, në reagimin e KMDLNj-së.