Ramush Haradinaj

Ramush Hardianaj, e ka kritikuar videon e Vetëvendosje duke deklaruar se ajo vetë ka penguar investimin në qymyr

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar videon e Lëvizjes Vetëvendosje,  në lidhje me sektorin e energjisë, duke e lavdëruar veten dhe duke kritikuar qeverisjet e mëparshme. Hardianaj, e ka kritikuar këtë video, duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje është ajo që ka penguar investimin në qymyr. Kjo është kthim kur krimineli kthehet në vendin e krimit. Këta kanë penguar investimin në qymyr, kanë penguar, kanë krijuar lëvizje qytetare, lëvizje politike në parlament dhe deri në ardhjen në qeveri, e cila tani po i vjedh qytetarëve paratë e buxhetit. Atë pare të vjedhur këta do ta çojnë në Serbi, pra qindra milionë euro të Kosovës, do t’i shtohen 500 milionëshit të importit të Serbisë”, ka deklaruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-diplomati amerikan, Thomas Cantriman nuk pajtohet me konstatimin se Amerika ka qasje më të butë ndaj Serbisë. Duke folur për situatën e tensionuar në veriun e Kosovës, ai ka deklaruar se konfirmimi i shtendosjes nuk shihet në fjalë, ose në kushtet e marrëveshjes, por në veprimet e autoriteteve të Kosovës dhe të komunitetit serb. Duke folur për Zërin e Amerikës, ai është shprehur se nëse nuk është fjala për një tërheqje e plotë, atëherë së paku kjo do të bëhej duke e zvogëluar numrin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, në Veri dhe lëvizje që do të tregonin një kuptim të nevojës për pajtim politik dhe vendosjen e udhëheqjes së re legjitime në komunat në veri të Kosovës. Contryman ka theksuar se nuk pajtohet me pretendimet e palës së Kosovës se komuniteti ndërkombëtar ka një lloj qasje më të butë ndaj Serbisë, për ta distancuar atë nga Rusia. Brukseli dhe Uashingtoni po provojnë të zgjidhin çështjet e hapura në rajon. Një gjë e tillë nënkupton aplikimin e diplomacisë së qetë, ndonjëherë shumë të zëshme dhe të pa ekuivokë. Unë e kuptoj një perceptim të tillë të realitetit, por ata që e bëjnë këtë, nuk i kuptojnë arsyet që mund çojnë në një qasje të tillë, ka thënë Countryman.

Thomas Countryman: Çështja e Kosovës nuk do të jetë prioritet për presidentin e ardhshëm Trump

Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Thomas Countryman, ka deklaruar se nën udhëheqjen e …