Izraeli ka njoftuar se do t’i dërgojë Ukrainës armë për t’u mbrojtur nga agresioni rus

Izraeli ka njoftuar se do t’i dërgojë Ukrainës armë për t’u mbrojtur nga agresioni rus

Për herë të parë nga fillimi i luftës në Ukrainë, Izraeli ka njoftuar se do  t’i dërgojë Ukrainës armë për t’u mbrojtur nga agresioni rus. Kjo lëvizje që autoritetet izraelite e kanë shmangur për tetë muaj, u nxit së fundmi nga fakti që Rusia po përdorë në sulmet e fundit në Ukrainë, dronët kamikazë të Iranit. Presidenti ukrainas Vladimir Zelensky vazhdimisht i ka bërë apel Izraelit që ta ndihmojë vendin e tij – e nëse Izraeli ia dërgon sistemin mbrojtës kundërajror “Kupola e hekurt”, kjo do të mund ta ndryshonte rrjedhën e luftës.

 Ministri izraelit për Diasporë, Nahman Shai, ka sugjeruar se Izraeli do të mund të fillojë me dërgimin e armëve në Ukrainë, e në veçanti tani pasi është bërë e qartë që Irani po i dërgon armë Rusisë. Nuk ka kurrfarë dileme se ku do të duhej të qëndronte Izraeli në këtë luftë të përgjakshme”, shkroi Shai.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj tha se Raporti i Progresit, reflekton në masë shthurjen e sistemit qeverisës të vendit dhe largimin nga integrimet

Kryetari  i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Raporti i Progresit, …