Lëvizja për Bashkim një komunikatë për medie ka theksuar se tani janë intensifikuar vizitat e emisarëve të BE-së, e të ShBA-së të ngarkuar me ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi. Sipas LB-së, tanimë është e njohur publikisht edhe ekzistenca e një plani franko-gjerman për t’iu dhënë fund bisedimeve Kosovë-Serbi, me synimin që të përmbyllej me një marrëveshje përfundimtare në mes të këtyre dy vendeve. Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Kurti sa ishin në opozitë i kanë kritikuar zëshëm rivalët e tyre pikërisht për mungesë të transparencës në dialog, por tani e injorojnë plotësisht opinionin publik, madje edhe duke pohuar “pa frikë” se plani ekziston, por se nuk do ta bëjnë publik. Ky injorim, këto bisedime të fshehta, kjo mungesë e ‘frikës’ nga opinioni publik, – të gjitha këto e bëjnë të frikshme mungesën e transparencës në dialog”, thuhet në komunikatën e LB-së. “Ai dhe qeveria e Kosovës duhet ta shfrytëzojnë këtë moment që, duke e vendosur në qendër parimin e reciprocitetit, të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme edhe për Kosovën Lindore, dhe për veriun e Kosovës”, është theksuar ndër të tjera në komunikatën e LB-së.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …