Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka kritikuar qeverinë sa i përket qasje në dialogun me Serbinë. Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti e kishte konsideruar fitore vendosjen e reciprocitetit, por sipas tij, ky ishte një mashtrim që do t’i bëjë dëm të madh vendit sepse jemi duke humbur në këtë proces. “Së pari duhet t’ia bëjmë një kritikë fillimisht qeverisë, por edhe shoqërisë tonë. Festa mbaroi. Kishte një entuziazëm të cilin e kishte injektuar e imponuar Qeveria e Kosovës thua që ne jemi duke fituar, thua ne jemi duke vendosur reciprocitet dhe jemi duke ecur përpara në dialogun Kosovë-Serbi. Ky ishte një mashtrim i cili në njërën anë do t’i bëjë politike Kosovës në anën tjetër shoqëria duhet të jetë më e vetëdijshme. Jemi duke humbur në këtë proces”. Dialogu nuk mund të kushtëzojë liberalizimin e vizave, por edhe BE-ja po e mban të mbyllur vendin në këtë proces.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …