Karlo Ressler: Serbia po i shpërblen shtetasit e vendeve që nuk e njohin Kosovën

Deputeti i Parlamentit Evropian, kroati Karlo Ressler, ka kritikuar ashpër Serbinë për regjimin e vizave në seancën plenare në Strasburg, i cili ka shkaktuar një rritje dramatike të emigrantëve të paligjshëm në të ashtuquajturën rrugë ballkanike nga vendet nga të cilat nuk kishte më parë, si Burundi, India dhe Kuba. Lufta në Ukrainë ka shkaktuar lëvizjen më të madhe të personave të zhvendosur në Evropë që nga LDB. “Me keqpërdorimin e paskrupullt të regjimit të vizave, Serbia shpërblen shtetet që nuk e njohin Kosovën dhe në këtë mënyrë u mundëson emigrantëve nga vendet nga të cilat nuk ka pasur fluks të konsiderueshëm migrimi të shfaqen në kufijtë evropianë posa të bie terri. Krijimi i presionit migrator në kufijtë kombëtarë dhe evropianë hap edhe një herë një çështje themelore – çështjen e orientimit civilizues të Serbisë. Në këtë krizë e cila po zbulohet, Serbia duket më pak evropiane”. ka thënë përfaqësuesi kroat i Parlamentit Evropian, Karlo Ressler.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje

Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe …