Sot, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, në prani të menaxherit të prokurimit, drejtorit të arsimit dhe përfaqësuesve të kompanisë “NPN EUROING SH.P.K”, nënshkroi kontratën për projektin “NDËRTIMI I OBJEKTIT TË SHFMU “HAMËZ THAÇI” NË XËRXË”, me vlerë 1,575,678.59€. “Po fillojmë këtë projekt të ri dhe shumë të nevojshëm për nxënësit dhe mësimdhënësit e Xërxës, i cili do të jetë me standarde bashkëkohore, me të gjitha kushtet moderne infrastrukturore për të siguruar arsimim dhe edukim cilësor për nxënësit e Xërxës, që për fat të mirë, është i vetmi vendbanim në të cilin nuk ka rënie të numrit të nxënësve.”-u shpreh kryetari Latifi.