Sot, me fillim në orën 10:00, në Sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit, u mbajt mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku u shqyrtuan dhe u dërguan për Kuvend këto pika:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
-
Shqyrtimi i propozim vendimit për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës komunale me pronë private për interes publik;
-
Shqyrtimi i Draft Statutit të QKMF-së;
-
Shqyrtimi i propozim vendimit për Ridestinimin e mjeteve financiare nga buxheti i vitit 2022;
-
Shqyrtimi i vendimit për miratimin e Projekt Planit për Trashëgimi Kulturore 2022-2025;
-
Shqyrtimi i vendimit për caktimin e normave tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2023;
-
Shqyrtimi i vendimit për miratimin e Planit Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave 2022-2027;
-
Shqyrtimi i vendimit për miratimin e Planit komunal tre vjeçar për banim 2022 – 2025
-
Shqyrtimi i Raportit financiare për periudhën janar – shtator 2022
-
Informatë për përgatitjen e vitit shkollor nga DKA-ja 2022/2023;
-
Shqyrtimi i Raportit të performances komunale për vitin 2021;
-
Shqyrtimi i Raportit të Zyrës së Auditimit të brendshëm për vitin 2021 dhe diskutimi planit të veprimit;
-
Të ndryshme.