Pas vendimit të Kuvendit të Komunës për ndryshimin dhe plotësimin e statutit të Komunës së Malishevës, sot është mbajtur takimi i dytë i punës i komisionit për hartimin e draftit të statutit të ri. Takimi i punës me anëtarët e komisionit është drejtuar nga, Argjend Thaçi, kryesues i Kuvendit të Komunës së Malishevës, ku të pranishëm ishin edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës Vesel Krasniqi, si dhe anëtarët e komisionit nga subjektet politike e shoqëria civile. Komisioni punojë nen për nen dhe paragraf për paragraf duke inkorporuar ndryshimet në draftin e ri të statutit, kjo dinamikë e punës së komisionit do të përshpejtoi, që dokumenti në fjalë të dalë sa më parë në konsultim publik për qytetarët, ekspertët e fushës, mediat dhe shoqërisë civile.