Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit në komunën e Vitisë, janë shënuar aktivitete të shumta gjatë këtij muaji dhe pritet të shënohen edhe disa aktivitete të tjera. Me këtë rast sot kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha për Shëndetësi, Mirëqenie Sociale, Merrushe Ahmeti, kanë vizituar mamografin mobil që do të qëndroj për 4 ditë rresht në oborrin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti. Kryetari Haliti falënderoj të gjithë që kanë kontribuar dhe po kontribuojnë në kuadër të aktiviteteve kundër kancerit të gjirit duke potencuar se në këtë luftë kundër kësaj sëmundje ata janë të gjithë të bashkuar. Ndërkaq Dr. Vjollca-Kadolli Halili, drejtoresh e QKMF-së në Viti, tha se mamografi mobil u mundësua në kuadër të bashkëpunimit të institucioneve lokale të Vitisë me Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës. (SHSKUK) dhe Klinikën e Radiologjisë. Po ashtu u bë me dije se deri me tani janë bërë 15 ultrazë të gjirit, 80 mamografi në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit dhe atë falas ndërsa edhe 45 të tjera mamografi do të bëhen në Viti nga ekipet mobile. Gjithashtu në kuadër të këtij muaji janë mbajtur edhe ligjërata të ndërgjegjësimit në lokalitetet e komunës së Vitisë. Gjithashtu sot në Viti, është mbajtur edhe një trajnim për punëtorët shëndetësor në bashkëpunim të Caritas Kosova me temën “Menaxhimi i stresit në punë”.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik
Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …