19 organizata të shoqërisë civile, përmes një komunikatë të përbashkët kanë shprehur kundërshtimin e inicimit për të shkarkuar rektorin e Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, duke thënë se kjo po bëhet me akuza të pabaza. Ditëve të fundit ka pasur ndërhyrje nga zyrtarë të institucioneve shëndetësore, të afërt me partinë në pushtet, të cilët kanë ushtruar presion për ndryshimin e rregulloreve të Universitetit të Prishtinës, ashtu që ato t’u përshtaten atyre me qëllim të punësimit apo avancimit në pozita më të larta akademike. Jo zyrtarisht thuhet se panifikimi i shkarkimit të rektorit po bëhet për shkak se atë pushteti aktual e konsideron të afërt me Partinë Demokratike të Kosovës. Për më tepër, këto organizata kanë thënë se kjo nuk është hera e parë që partia në pushtet përdor metodën e ndërrimit të rregullativës me qëllim të punësimeve dhe avancimeve të njerëzve të saj të afërt në institucione të arsimit. Rikujtojmë se para pak muajsh me iniciativë të shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje!, me shmangie nga rregullorja e Kuvendit dhe me procedura të përshpejtuara, është amandamentuar Ligji për Zyrtarët Publikë, me ç’ rast u është lejuar deputetëve që të vazhdojnë punën si pjesëtarë të stafit akademik në universitete”, është thënë në këtë deklaratë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …