Escobar dhe Hovenier biseduan me kryetarët e komunave serbe të veriut të Kosovës

Escobar dhe Hovenier biseduan me kryetarët e komunave serbe të veriut të Kosovës

I dërguar Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është takuar me përfaqësuesit e Listës Serbe në Kosovë. Escobar bashkë me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier kanë takuar kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq si dhe kryetarët e katër komunave në veri të vendit. Në këtë takim thuhet të jetë diskutuar për situatën aktuale politike dhe atë të sigurisë. Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor dhe ambasadori, Hovenier takuan kryetarin e Listës Serbe, kreun e Klubit të Parlamentarëve dhe kryetarët e Mitrovicës së veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut me të cilët diskutuan për situatën aktuale politike dhe gjendjen e sigurisë”, ka thënë Rakiq.  Pas këtyre takimeve, Escobar pritet që sot të rrugëtojë  drejt Beogradit, ku edhe do të takojë kryeministren serbe, Ana Brnabiq si dhe kryetarin  serb, Aleksandar Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …