leoni

Nxënësit e vatrës sonë arsimore “Shkollës Shqipe” së bashku me mësuesen Leonora Zoto dhe koordinatorin e kësaj vatre në Zvicër Dr. Vaxhid Sejdiun
Nxënësit e vatrës sonë arsimore “Shkollës Shqipe” së bashku me mësuesen Leonora Zoto dhe koordinatorin e kësaj vatre në Zvicër Dr. Vaxhid Sejdiun

Isuf Ismaili: Hapet edhe një paralele nga vatra arsimore «Shkolla Shqipe» në Langnau të Kantonit të Bernës

 Vatra jonë arsimore “Shkolla Shqipe” në Zvicër është jo vetëm vlerë e shtuar për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare, por tani lirisht mund të themi se nën drejtimin e profesor Dr. Vaxhid Sejdiut, i cili edhe arriti t`i bashkojë prindërit dhe mësuesit rreth vatrës sonë arsimore, është shndërruar në lider të organizimit të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër dhe është shembulli më i mirë i punës dhe angazhimit të këtij organizimi në mbarë mërgatën shqiptare.  

Dje, më datën 19 tetor 2022 ishim në Langnau të Kantonit të Bernës, kur edhe u bë  hapja e pikës shkollore në gjuhën shqipe atje.  Klasa ku zhvillohej mësimi në gjuhën amtare ishte shndërruar në “zgjua bletësh”. Nxënës, të cilët kishin ardhur në ditën e parë të mësimit, ishin mjaft të motivuar nga dëshira e madhe për ta mësuar sa më mirë gjuhën e nënës.  Buzëqeshjet e tyre ishte diçka të veçanta, të bukura, hyjnore. Fytyrat iu shndrisnin nga gëzimi. Ata edhe pse për nga mosha dalloheshin, të gjithë për një ditë po fillonin mësimin në gjuhën amtare.

Nxënësit  e grupit të parë, të vatrës arsimore “Shkollës Shqipe” në Langnau, të Kantonit të Bernës

Fakt është se  vatra jonë arsimore “Shkolla Shqipe” në Zvicër jo vetëm është vlerë e shtuar për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare, por tani lirisht mund të themi se nën drejtimin e profesor Dr. Vaxhid Sejdiut, i cili edhe arriti t`i bashkojë prindërit dhe mësuesit rreth vatrës sonë arsimore, është shndërruar në lider të organizimit të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër dhe është shembulli më i mirë i punës dhe angazhimit të këtij organizimi në mbarë mërgatën shqiptare.

Klasa, ku gjithë ata nxënës mësonin të dallonin shkronjat e gjuhës shqipe, fjalët dhe gjërat elementare të saj, dukej si një “zgjua bletësh”, ku secili mundohej të punonte më shumë apo të përvetësonte sa më shumë shkronja dhe fjalë nga gjuha amtare. Në këtë atmosferë mbresëlënëse, përjetuam hare të madhe shpirtërore, pasi Amelia, Ensari, Tara, Tuana, Amara, Aroni, Andi, Grita, Arjana, Alea, Riadi, Leona, Leonisi, Leo, Bleroni, Alina, Lediana, Eliana, Elisa, Lauresa, Diari, Edoniti, Ledioni etj. me përkushtim mundoheshin të merrnin sa më shumë dituri nga orët e para mësimore.

“Shqiponjat” e vatrës sonë arsimore  “Shkolla Shqipe” në Langnau të lumtur, të gëzuar me rastin e fillimit të mësimit në gjuhën shqipe

Javëve të fundit prindërit së bashku me koordinatorin e “Shkollës Shqipe” në Zvicër, Dr. Vaxhid Sejdiun, pas disa konsultimeve dhe angazhimeve me prindërit e tjerë, së bashku edhe me mësuesen Leonora Zoton arritën suksesshëm t`i hapin dyert  edhe të një shkolle, ku do të mësohet gjuha shqipe, por edhe fakti se shkolla është në afërsi të shtëpive, ku banojnë fëmijët, krijoi një gjendje shumë të mirë edhe për prindërit e fëmijëve. Ajo që dukej qartë, ishte gatishmëria e prindërve që t’i çojnë fëmijët në shkollë për të mësuar gjuhën e nënës, por edhe kënaqësia që fëmijët e tyre e kanë shumë afër objektin shkollor dhe se vetë ata mund të shkojnë në shkollë. Pas mësimit, mësuesi dhe koordinatori i “Shkollës Shqipe” në Zvicër  së bashku me mësuesen Leonora Zoto i njoftuan prindërit për rregullat e shkollës, detyrat e përbashkëta me qëllim që pika shkollore të funksionojë sa më mirë. Siç u tha, edhe nga prindërit, në ditët e ardhme do të vijnë edhe fëmijë të tjerë, por që nga java tjetër, mësimi do të fillojë në dy grupe. Kështu në grupin e parë do të jenë nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e tretë dhe në grupin e dytë do të jenë ata nga klasa e katërt deri në klasën e gjashtë.

Isuf Ismaili

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …