Është publikuar një “skenar” i ri për marrëveshjen e mundshme Kosovë -Serbi, e cila duhet të arrihet më së largu deri më 24 shkurt, në përvjetorin e parë të luftës në Ukrainë. Sipas këtij plani të publikuar në Albanian Post, Serbia s’do duhej ta ndryshonte Kushtetutën (ku Kosova figuron si pjesë e saj), e as Kosova të sajën, për ta akomoduar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Ky medium shkruan se në rast se palët nuk binden, ndërkombëtarët do të organizonin një konferencë ndërkombëtare për të siguruar marrëveshje brenda ditësh. Perëndimi, Amerika dhe BE-ja duket se janë duke i shtyrë Kosovën dhe Serbinë që të arrijnë një marrëveshje brenda një afati sa më të shkurtër. Gabriel Escobar bëri të qartë se dy palëve u është propozuar nga Berlini e Parisi një marrëveshje që nuk e ka njohjen në qendër, por që do të shërbente për të ecur tutje. Palët do të kenë shumë përfitime, në afat të mesëm dhe të gjatë”, nëse bëhen pjesë e këtij plani të ri ndërkombëtar, por po ndodhi e kundërta është treguar “edhe një shkop shumë i ashpër”, për këdo që nuk tregohet konstruktiv në këtë fazë. Pajtimi i parë duhet të arrihet më së largu deri me 24 shkurt. Serbia në këtë fazë s’ka nevojë ta ndryshojë Kushtetutën e saj. Njëjtë, Kosova duhet ta themelojë Asociacionin, por pa e ndryshuar Kushtetutën. Asociacioni nuk do të jetë një OJQ, megjithatë, për momentin, nuk do të themelojë nivel të ri të pushtetit. Nëse arrihet pajtim, ka pako financiare. Nëse nuk arrihet, “shkop të rëndë” për palën penguese. shkruan Albanian Post.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …