leoni

Është mbajtur takimi i parë në Skenderaj ku është diskutuar për dukurinë e dhunës në familje

I themeluar nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, mekanizmi kundër dhunës në familje, i përbërë nga përfaqësues të institucioneve dhe organeve lokale, të shoqërisë civile, Policisë së Kosovës, Qendrës për Punë Sociale, Gjykatës, etj, ka mbajtur takimin e parë, ku është diskutuar për dukurinë e dhunës në familje dhe adresimin e rasteve tek organet kompetente. I pranishëm në këtë takim, kreu i Skenderajt, Fadil Nura, duke theksuar mbështetjen institucionale për këtë mekanizëm, në aktivitetet e tij, ka thënë se dukuria e dhunës në familje, për fat të keq, është e pranishme në shoqërinë tonë, ndërsa ka potencuar nevojën e bashkëpunimit të vazhdueshëm në mes të organeve kompetente në zgjidhjen e rasteve të dukurisë së dhunës në familje. Kryetari Nura i ka ofruar përkrahje të plotë këtij mekanizmi. Vlen të theksohet hartimi i strategjisë komunale kundër dhunës në familje, i cili pritet të miratohet në një nga seancat e Kuvendit Komunal.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj …