Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka renditur disa nga veprimet që janë koordinuar me Shtëpinë e Bardhë, derisa në fund ka thënë se nëse rrezikohet mbështetja e Amerikës Kurti “do të detyrohet t’i lirojë zyrat”. Në rend të parë, Hoti ka vendosur njohjen nga Izraeli e më pas demarkacionin e një pjesë të kufirit me Serbinë. Pika e tretë, sipas Hotit, është mbështetja për projekte madhore të hekurudhave dhe autostradave. Hoti si pikë të katërt e ka renditur mbështetjen e Mijëvjeçarit për gaz dhe energji. Mos e rrezikoni këtë mbështetje, sepse do të mbeteni të izoluar. Sigurisht se populli i Kosovës nuk do lejojë që izolimi të vazhdojë. Do të detyroheni të lironi zyrat dhe të dorëzoni mandatin tek ata që e ruajnë dhe avancojnë miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …