Partia Socialdemokrate ka mbajtur aktivitet simbolik para Kuvendit të Kosovës. Aktiviteti është bërë lidhur me peticionin që ishte nënshkruar nga qytetarë për të kërkuar inicimin e ligjit për faljen e gjobave të pandemisë. Sipas PSD-së, Kuvendi po refuzon të votohet për këtë temë, ndërsa përfaqësuesit e parlamentit i ka quajtur të kapur pas pushtetit. Partia Socialdemokrate ka lëshuar këtë njoftim: E vonuan, e zvarritën, por nuk arritën ta ndalin. Peticioni i nënshkruar nga mbi 11 mijë qytetarë, ku kërkohet inicimi i ligjit për faljen e gjobave të pandemisë, tash së fundi kaloi të gjitha procedurat burokratike, por jo edhe lejimin e pjesëmarrjes në seancë ku diskutohet dhe votohet kjo temë. Është dekurajuese qasja e Kuvendit, përkatësisht krye parlamentarit Konjufca, për qytetarët që kanë nevoja dhe organizohen rreth çështjeve në interes për ta. Demokracia përfaqësuese është më e gjerë sesa formaliteti i shtruar në institucione. Ligji e mundëson, deputeti e refuzon. Në vend se të nxiten iniciativat e tilla dhe të mbrohen direkt nga qytetarët, frika e pushtetit zuri ulësen e tyre. Këta përfaqësues janë të kapur ngushtë pas pushtetit të tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …