leoni

Edward Joseph

Edward P. Joseph: Nuk është e mençur që Vuçiq të luajë me Jake Sullivanin në këtë mënyrë

Edward P. Joseph, profesori amerikan që ligjëron në shkollën për studime të avancuara ndërkombëtare në Universitetin “John Hopkins” në Washington, ka reaguar pas ofensivës së fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës lidhur me procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Joseph ka thënë se më në fund Washingtoni po vepron sipas Strategjisë së Konvergjencës së publikuar muaj më parë e ku është edhe vet autor. Joseph, ka thënë se deklaratat e emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Escobar, janë plotësisht në përputhje me konstatimet e Strategjisë së Konvergjencës ku përmenden si jetike marrja e njohjes së pavarësisë nga pesëshja e BE-së, dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO.  “Pse ky përqafim i vonuar i strategjisë së shëndosh. Ndoshta Vucic ndihmoi Washingtonin të shihte dritë pas nënshkrimit të paktit serbo-rus muajin e kaluar në tokën amerikane, përballë botës, me figurën e sanksionuar ruse Lavrov. Nuk është e mençur që Vuçiq të luajë me Jake Sullivanin në këtë mënyrë”, ka shkruar ndër të tjera Edward P. Joseph.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …