KPF në Viti mbajti mbledhjen e tetë të rregullt

Komiteti për Politikë dhe Financa në komunën e Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e tetë të rregullt. Me këtë rast janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash disa pika të rendit të ditës. Megjithatë diskutimi më i gjatë është bërë lidhur me Pasqyrat Financiare të buxhetit komunal për periudhën Janar-Shtator 2022. Fillimisht Bekim Azizi, kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë, i ka njoftuar anëtarët lidhur me vlerësimin e ligjshmërisë së akteve nga niveli qendror.  Kurse pasqyrat financiar për periudhën janar-shator 2022 u prezantuan nga Berat Zuka, zyrtar pranë drejtorisë për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim. Sipas këtyre pasqyrave financiare për këtë periudhë janë inkasuar gjithsej të hyra vetanake  në vlerë prej 840 mijë euro e shkalla e inkasimit sipas planifikimit vjetor është 85.13%.  Ndërkaq krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të shkuar gjatë këtij viti  të hyrat janë më të larta për mbi 24 mijë euro.  Bazuar në këtë dokument shkalla e ekzekutimit të buxhetit për këtë periudhë është 83.32% dhe atë në krahasim me alokimet për të gjitha programet ekonomike. Megjithatë disa nga anëtarët e këtij komiteti kërkuan që të këtë më shumë sqarime për disa shpenzime të bëra në kategoritë e ndryshme ekonomike.  Ndërkaq me shumicë votash anëtarët u pajtuan që kjo pikë të shkoj për procedim në Kuvendin Komunal të Vitisë. Gjithashtu me shumicë votash u votuan edhe këto pika të rendit të ditës. – Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për miratimin e Draft Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Kolegjit UBT dhe Komunës së Vitisë për hartimin e hartës zonale të Komunës se Viti. – Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shqyrtim publik projekt Planin e Zhvillimor Komunal të komunës së Vitisë 2022-2030. Ndërkaq me kërkesën e Ajet Sallahut, drejtor për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë dhe me votimin e anëtarëve të KPF-së nga rendi i ditës u hoq kjo pikë: Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër (1 deri 15 vite), të pronave të paluajtshme komunale përmes ankandit publik.  Ndërsa po ashtu me votim të anëtarëve u  shtuan edhe këto pika:

– Propozim vendimi për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit 01-110/05-110, të datës: 01.02.2022 për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të gjykatës themelore në Gjilan-Dega në Viti.

– Propozim vendimi  për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit 01-110/05-1067 të datës: 28.09.2022 për shpalljen interes të përgjithshëm ngastrën kadastrale në zonën kadastrale në Viti, Radivojcë dhe Sllatinë.

Gjithashtu në këtë takim Fadil Abazi, përgjegjës i Prokurimit Publik në Viti ka paraqitur edhe një informatë të prokurimeve dhe kontratave të nënshkruara për nëntëmujorin e këtij viti. Në këtë takim pos anëtarëve të KPF-së dhe drejtorëve dhe zyrtarëve që kanë paraqitur pikat e rendit të ditës ka marrë pjesë edhe zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …